I kishin numëruar gabim kartonat e verdhë, Jurgen Bardhi luan ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 10:07

I kishin numëruar gabim kartonat e verdhë, Jurgen Bardhi luan ndaj Kukësit

Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi janë përfolur si mungesa për Partizanin në ndeshjen e radhës në kampionat për shkak të kartonëve të verdhë. Në këto kushte i binte që, ndaj Kukësit, “demat” të ishin pa sulm ose, thënë ndryshe, pa autorët e fitores së 20 nëntorit, kur të kuqtë i mposhtën 2-1 verilindorët në “Zeqir Ymeri”.

bardhi

Fillimi i punës për këtë takim, ku dje është kryer seanca e parë për sfidën e 19 shkurtit, ka qartë- suar faktin se mungesat në sulm nuk janë dy, por vetëm Progni. Ndaj, Bardhi do të jetë i gatshëm për stafin për sfidën e së hënës, që do të luhet në “Selman Stërmasi”, në orën 18:00. 20-vjeçari vërtet është ndëshkuar me 4 kartonë të verdhë deri në këtë pikë të sezonit, por,sipas të dhënave të pasqyruara në faqen e zyrtare të federatës, del që lojtari tre penalizime i ka në kampionat dhe një në takimin e parë çerekfinale të Kupës në Vlorë.

Ndaj, me tre kartonë të verdhë të marrë në kampionat ndaj Laçit dhe Kukësit në fazën e dytë dhe në duelin me laçianët në fazën e tretë, 20-vjeçari nuk ka penalizim që ta mbajë larg fushës për ndeshjen e së hënës.

Bardhi

Në këtë situatë, stafit teknik të Partizanit i bie që të mos bëjë ndryshime të mëdha në vijën sulmuese, ndaj pritet vetëm që të përcaktohet zëvendësuesi i Prognit. Alternativat janë disa, por me shumë mundë- si njëri mes Abdurrahimit dhe Lukasit parashikohet të luajë nga minuat e parë në vend të Prognit.

FORMACIONI – Në 2018-ën, stafi po përshtat një modul dhe rreshtim të ri, që praktikisht ka dhënë shkëndija pozitive. Të kuqtë prodhojnë më shumë volum loje, si dhe “e përkëdhelin” më shumë topin duke u dhënë fizionomi veprimeve në fushë. Aktualisht, problem mbetet përsosmëria në sulm dhe evitimi i gabimeve individuale në fazën mbrojtëse.

partizani2-470x313

Ndaj Kukësit nuk priten ndryshme të mëdha dhe gjasat janë që të luhet me të njëjtin grup që fitoi në mesjavë ndeshjen e Kupës, përjashtim bën Progni i pezulluar.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"