“I kërkuar nga Interpoli”, zyrtari i Policisë konfirmon arrestimin e ish-sulmuesit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 22:25

“I kërkuar nga Interpoli”, zyrtari i Policisë konfirmon arrestimin e ish-sulmuesit të Partizanit

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, pjesë e Dukagjinit të Klinës, është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës. 

E dashura e Solomon

Lajmi është konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në një prononcim të dhënë për “Koha.net”. 

“Mund t’iu konfirmoj se një person, shtetas i huaj, i kërkuar nga Interpoli, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.  

Solomon është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, në periudhën kur ishte pjesë e të kuqve në kampionatin shqiptar. Që atëherë, ai kishte detyrim paraqitje në polici, por me sa duket ka shkelur këtë vendim të gjykatës dhe kjo ka çuar në arrestimin e tij të sotëm. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"