I ka shënuar Arsenalit 14 gola në 19 ndeshje, Odegard: Nuk e kemi frikë Kejn dhe Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 13:21

I ka shënuar Arsenalit 14 gola në 19 ndeshje, Odegard: Nuk e kemi frikë Kejn dhe Bajernin

Të martën rikthehet Champions League me ndeshjet e para çerekfinale, ku spikat dueli mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut, që luhet në Londër.

odegard kane

Mesfushori Martin Odegard këmbëngul se Arsenal nuk ka frikë nga kjo sfidë dhe përballja me sulmuesin Herri Kejn. Kapiteni i Anglisë me siguri do të ketë një pritje armiqësore në “Emirates” për shkak të së kaluarës.

Herri Kejn ka reazlizuar 14 gola në 19 ndeshje ndaj Arsenalit kur luante në Premier Ligë me fanellën e Totenham-it. 30-vjeçari ka shënuar 38 gola në të gjitha ndeshjet këtë sezon, që kur la Totenham për të luajtur me Bajernin. Për pasojë, ai përbën një kërcënim serioz për aspiratat e “topçinjve” për të përparuar në Europë.

“Kejn është një lojtar i mirë, sigurisht, dhe unë kam luajtur kundër tij disa herë. E respektojmë atë si lojtar, por s’kemi frikë prej tij dhe nga skush tjetër. Duhet të fokusohemi te vetja jonë dhe të cilësitë që ne kemi si skuadër, gjë që e kemi treguar këtë sezon. Kjo është e gjitha dhe mund t’ia dalim mbanë”, u shpreh mesfushori Martin Odegard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"