“I jap notën 10 Emiljano Çelës për punën”, Mema përpara debutimit: Ta mbyllim vitin me dy fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 9:13

“I jap notën 10 Emiljano Çelës për punën”, Mema përpara debutimit: Ta mbyllim vitin me dy fitore

Ardian Mema debuton sot në krye të Kastriotit në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ora 13:00 kundër Vllaznisë. Trajneri kryeqytetas shpreson që në dy ndeshjet e radhës në shtëpi, skuadra të marrë pikët maksimale, fillimisht sot me shkodranët, e më pas më 22 dhjetor ndaj Egnatias.

ard mema

“Na presin dy ndeshje shumë të vështira që i luajmë në fushën tonë me Vllazninë dhe Egnatian. Do të bëjmë maksimumin për të kapur rezultatin maksimal, duke filluar nga sot me Vllazninë. Sigurisht nuk kam kohën e duhur për të përgatitur skuadrën ashtu siç dëshiroj unë, sepse në dispozicion ishin vetëm dy ditë. Gjithsesi, kjo nuk më zhvesh mua nga përgjegjësitë. Në momentin që nis një punë, atëherë merr përgjegjësi si trajner. I jap notën 10 Emiljano Çelës që ka drejtuar Kastriotin, pasi më ka pëlqyer shumë. Shpresoj të kem edhe unë të njëjtën performancë, bashkë me skuadrën”, ka thënë fillimisht Mema.

I ngacmuar për bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit pas pranimit të ofertës për të drejtuar Kastriotin, ai u shpreh: “Për mua Kastrioti është një ekip me karakter të fortë sportiv dhe ky është pa diskutim një nga kriteret më të rëndësishme në futboll. Ky sigurisht është një faktor që unë vendosa të vija këtu. Kam diskutuar disa ditë me drejtuesit dhe m’u parashtruan të gjitha gjërat për mbarëvajtjen e ekipit. Mund të shohim për afrime në janar, por unë mendoj se Kastrioti ka një kontingjent të përshtatshëm për të pasur vazhdimësi pozitive”. Ndërkohë, sot pritet që krahas Silvio Zogajt, skuadrës krutane t’i mungojë edhe mbrojtësi i majtë, Armand Rami.

kastrioti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"