I dënuar nga Disiplina, Memushi “kërcënon” rivalët: Nuk e keni parë ende Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 13:31

I dënuar nga Disiplina, Memushi “kërcënon” rivalët: Nuk e keni parë ende Flamurtarin

Eqerem Memushi është i dënuar nga Disiplina me 6 ndeshje, teksa vetëm një ka kaluar. Trajneri i Flamurtarit ka qenë i pranishëm në tribunë në fitoren me Tomorin dhe pas ndeshjes, ka dhënë edhe një prononcim për gazetën:

memushi

“Nuk mund ta fsheh kënaqësinë e gëzimit, ndonëse dua të ndaj gjithçka si me skuadrën, ashtu edhe me stafin tim të ngushtë dhe gjithë ata faktor deri te punëtori më i thjeshtë, të cilët kontribuojnë sipas mundësive të tyre për ringritjen e Flamurtarit në maja, ku dhe ka traditën.

Kurba nga java në javë po vjen në ngjitje, dhe do të jemi gati për të luftuar denjësisht për ngjitjen në elitë. Nuk e keni parë ende Flamurtarin të denjë për Superioren. Në fazën e tretë ne do vazhdojmë me këtë ecuri fitoresh, duke parë sigurisht apo përfituar edhe nga gabimet e dy skuadrave kryesuese”, tha Memushi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"