Hysaj mbetet si alternativë, Atletiko kthen sytë nga lojtari i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 14:02

Hysaj mbetet si alternativë, Atletiko kthen sytë nga lojtari i Barcelonës

Atletiko Madrid është në kërkim të një mbrojtësi anësor dhe mesa duket atë e ka gjetur tek rivalët e Barcelonës.02_nelson_semedo_of_fc_barcelona_celebrating_the_victory_during__1223291

Bëhet fjalë për Nelson Semedo, lojtar të cilin e pëlqen shumë trajneri i Atletikos , Govani Simeone. Tekniku argjentinas e do me çdo kusht mbrojtësin portugez në skuadrën e tij, dhe drejtuesit pritet t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Por në rast dështimi alternativat nuk mungojnë , një preferencë tjetër e teknikut është edhe shqiptari , Elseid Hysaj.

25-vjeçari shqiptar nuk kishte një sezon të mirë tek Napoli dhe po shikon për një destiancion të ri, ofertat për të nuk kanë munguar, ku më interesante duket ajo e Atletikos.elseid-hysaj-napoli_1tbmbts39h1531syov5xcqlkje

Napoli kërkon të paktën 20 milionë euro për shqiptarin dhe kjo shumë nuk pritet të jetë problem për spanjollët. Ançeloti nuk e ka në planet e tij mbrojtësin dhe me shumë mundësi ky mund të ketë qenë sezoni i fundit i Hysaj tek Napoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"