“Hysaj është Kristiano Ronaldo i Shqipërisë”, Agustin Kola: Me jep miell misëri, më kërkon bukë gruri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 22:35

“Hysaj është Kristiano Ronaldo i Shqipërisë”, Agustin Kola: Me jep miell misëri, më kërkon bukë gruri…

Ish-futbollisti i Kombëtares, Agustin Kola, tashmë në rolin e specialistit dhe trajnerit analizoi performancën e Shqipërisë në barazimin 0-0 ndaj Kazakistanit në transfertë. Kola u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Rejës në fushën e lojës, teksa i ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në “News 24”, u shpreh:

Agustin Kola

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. S’jam me atë që ngeci Shqipëria. Sot luajtëm bukur. E dominuan lojën, ndryshe nga ndeshja e parë që nuk luajtën fare. Fati na dënoi. Me Lituaninë nuk i krijuam rastet që krijuam sot.

bandicam 2020-10-11 22-15-35-623

Si e mundën Lituaninë ata? Luajtëm ne sot. Qarkullim topi kishim, raste kishim. Ne nuk jemi pretendentë për Botërorin dhe Europianin. Kishim mungesa, luajtën çunat të rinj. Hysaj për Shqipërinë është Ronaldo. Kallaku luajti shumë mirë. Edhe unë nga sulmues kam luajtur mbrojtës.

Ledio po thotë të fusë Dokën të bëjë eksperiemente. Nuk mund ta fusësh një lojtar të ri direkt, ka të bëjë edhe përvoja. Kur u futëm në Europian kemi pasur prurje nga Kosova, kishim Canën. Kazakistani është në një rang të mirë futbolli. Nuk luajtëm me ekip të dobët, një 10% më mirë ishim ne.

Trajneri nuk ka luks në stol, mungonte Cikalleshi, Hysaj. Kur ishim të rinj futeshim në fushë sikur luanim me 50 kile në kurriz. Më pëlqeu Trashi, ka luajtur shumë mirë. De Biazi kishte lojtarë. Me jep miell misëri më kërkon bukë gruri, këtë grup pra kemi. Grintën po se pate vetë nuk jepet. Mirë ka thënë Reja, bravo”, u shpreh Kola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"