Hyka ndalet në finale, ekipi i shqiptarit humb Kupën vetëm nga penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 23:02

Hyka ndalet në finale, ekipi i shqiptarit humb Kupën vetëm nga penalltitë

Jahmir Hyka nuk ia doli që të fitojë trofeun e parë në Izrael, vetëm pak muaj pasi u transferua tek ekipi i Netanja.

Hyka

Në finalen e Kupës, ekipi i shqiptarit barazoi 1-1 në kohën e rregullt, dhe u mund vetëm në goditjet e penalltive.

Ndeshja nisi me avantazhin e Netanja që në minutën e 4-t, dhe vazhdoi kështu për ekipin e Hykës, deri në minutat e fundit, ku ishte Jan për Jehuda që barazoi shifrat, deri në fundin e kohës së rregullt.

Në 30 minutat shtesë, ndeshja vijoi pa gola, ndërsa Hyka u zëvendësua në minutën e 106-të. Pa gola vijoi deri tek penalltitë, ku nga “ruleta e 11-metërshave”, Jehuda i shënoi të pesta, ndërsa Netanja gaboi penalltinë e pestë, duke humbur kështu Kupën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"