“Humbje që na djeg”, Handanoviç: Eliminimi nuk ndikon në kampionat, kemi pasur shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 23:30

“Humbje që na djeg”, Handanoviç: Eliminimi nuk ndikon në kampionat, kemi pasur shumë…

Në fund të ndeshjes me Barcelonën, portieri i Interit, Samir Handanoviç, analizon eliminimin e zikaltërve nga Champions League.

handanovic

“Sulmuam në pjesën e dytë, por na mungoi goli. E dinim se ato do shfrytëzonin kundërsulmin. Të dyja skuadrat shpenzuan shumë energji. Është një humbje që na djeg, por nuk ndikon te kampionati. Kemi edhe dy ndeshje para pushimeve, duhet të rikarikojmë veten, dhe të gjejmë energjinë mendore. Tani na mbetet të ecim përpara. Kemi pasur shumë ulje-ngritje në disa prej ndeshjeve.” – u shpreh Handanoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"