Humbje katastrofike, Napoli bën “vetëvrasje” në shtëpi (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2018 | 22:49

Humbje katastrofike, Napoli bën “vetëvrasje” në shtëpi (Video)

Humbje zhgënjyese për Napolin e Elseid Hysajt, i cili u mposht në shtëpi përballë Romës me rezultatin 2-4. Askush nuk e priste që kryesuesit e kampionatit të mposhteshin me aq lehtësi nga skuadra e Di Françeskos, e cila në sfidën e parë u mund nga Milani me rezultatin 0-2.

Napoli

Sfida nisi në favor të skuadrës së Sarrit, teksa në minutën e 6-të kaloi në avantazh me anë të Insinjes. Vetëm 1 minutë zgjati festa e vendasve, pasi turku Under barazoi shifrat. Në minutën e 26-të Edin Xheko do të përmbyste shifrat dhe do të dërgonte te tijtë në dhomat e zhveshjes në epërsi.

Pas këtij momenti, Napolit i rrëshkiti loja nga dora. Në minutën e 73-të, me një gjuajtje të kalibruar, Xheko shënoi edhe golin e tretë, ndërsa në minutën e 79-të Peroti përfitoi nga një gabim amatoresk i mbrojtësit Mario Rui, duke shënuar edhe golin e katër. Në fundin e takimit Mertens shënoi një gol sa për statistika.

Napoli555

Një humbje kjo që djeg shumë për napolitanet, ku tashmë e shohin veten një pikë larg Juventusit, mirëpo bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak, atë ndaj Atalantës.

Kapiteni i Kombëtares shqiptari Ansi Agolli, është duke kaluar një formë mjaft të mirë me klubin e tij Karabak, i cili udhëheq kampionatin në Azerbajxhan, i shkëputur 10 pikë nga vendi i dytë. Skuadra e Agollit barazoi ditën e sotme në sfidën përballë Sumqayit me rezultatin 1-1.

Napoli-Roma 2-4

Insinje 6′, Mertens 90+2 / Under 7′, Xheko 26′, 73′, Peroti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"