Humbja zhgënjyese e Kombëtares ndaj Kilit, ish-sulmuesi Myrtaj: Muçolli e vetmja notë pozitive, ja çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 0:06

Humbja zhgënjyese e Kombëtares ndaj Kilit, ish-sulmuesi Myrtaj: Muçolli e vetmja notë pozitive, ja çfarë nuk shkoi

Shqipëria u mposht me rezultatin 0-3 në miqësoren ndaj Kilit të zhvilluar në Parma të Italisë. Pas përfundimit të këtij dueli foli dhe ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Myrtaj, i cili në analizën e tij, për TV Klan, deklaroi:  

myrtaj

“10 minutat e fundit nuk mund të jenë kështu, kur ke lojtarë me eksperiencë në mbrojtje. Duhet të qëndronim në fushë deri në minutat e fundit. Na pëlqeu vetja, nuk e di, kjo nuk duhet të ndodhë. Trajneri dhe grupi më pëlqejnë shumë, duhet të jenë më këmbë në tokë.  

Presingun nuk e bëmë shpesh, kjo më bezdisi mua, sado që Kili ka kualitet, duhej presing i organizuar. Pjesën e dytë tentuam të bënim diçka, patëm rastin me Brojën. Ndërrimet nuk na ndihmuan. Ato 10 minutat e fundit nuk më pëlqente. Manaj u tentua vetëm 2-3 herë në thellësi. Ishim mësuar me mënyrë tjetër me Cikalleshin. Pastronte topa dhe bënte të rrezikshëm Asanin dhe Seferin.  

Muçolli mendoj se ishte gjëja pozitive e kësaj ndeshjes. Tentoi të luante të gjitha topat. I dha impuls tjetër krahut të djathtë, më pëlqeu shumë. Për Hoxhën nuk mund të flasim. U fut në moment të papërshtatshme.

E vetmja notë pozitive është futja e Muçollit. Nuk mund të bësh reagimin tënd në minutën e 73-të. Goli i parë i Kilit ishte faull. Nuk luajtëm me rritëm të arsyeshëm, për të vënë në vështirësi Kilin.  Mund të themi shumë gjëra, pa harruar dhe kualitetin e Kilit”, u shpreh Florian Myrtaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"