“Humbja nuk do ndikojë në vijimin e kampionatit”, Lulaj i bindur: Llogaritë për titullin bëhen në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 22:59

“Humbja nuk do ndikojë në vijimin e kampionatit”, Lulaj i bindur: Llogaritë për titullin bëhen në fund

Bruno Lulaj ka qenë protagonist sot me fanellën e Tiranës në derbi, të cilin e nisi si mbrojtës i djathtë dhe më pas u kthye në qendër. Tirana u mund, por Lulaj është i bindur se nuk do të ndikojë në ndjekjen e titullit kampion.

lulaj

“Të luaj i djathtë nuk është pozicion natyral, kisha shumë vite pa luajtur aty. Detyrat e mia ishin në fazën mbrojtëse. Në vijimin e lojës, profesori mendoi që të ndryshojmë.

Nuk mendoj se do të ndikojë në vazhdim të kampionatit. Derbi është një ndeshje prestigji që donim ta fitonim për tifozerinë dhe veten tonë, se na jep moral. Por ka shumë ndeshje ende, kampionati është i gjatë dhe në fund bëhen llogaritë.

Kisha pak vështirësi se kisha kohë pa luajtur aty. Qendërmbrojtës është roli im natyral dhe aty mund të jap 100% tim. Sa i përket formacionit, atë e vendos profesori me stafin dhe ne përqendrohemi maksimalisht. Sa herë hyjmë në fushë mundohemi të bëjmë më të mirën për objektivat. Kam vetëbesim të plotë dhe çdo gjë bëhet në të mirën e grupit”, theksoi Lulaj për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"