Humbja në derbi, Shehi “qan” mungesat në mbrojtje: Kemi nevojë për lojtarë, ju tregoj kush e bëri diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 22:50

Humbja në derbi, Shehi “qan” mungesat në mbrojtje: Kemi nevojë për lojtarë, ju tregoj kush e bëri diferencën

 Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas humbjes 1-0 që skuadra e tij pësoi në derbin ndaj Partizanit, teksa në prononcimin e dhënë menjëherë pas duelit për mikforonin e “Oversport”, ndër të tjera shprehu keqardhe për mungesat e Toshevskit dhe Behiraçes, teksa deklaroi:

bandicam 2022-12-21 22-42-59-370

NDESHJA- Pavarësisht ndryshime se nuk kishim Toshevskin e Behiratçen që janë kryesorë, u munduam të ndryshojmë. Humbja nuk erdhi nga ndryshimet taktike, por se futëm veten në presion dhe në 10 minuta i dhamë disa herë kundërshtarit mundësi. Është e vështirë kur ia bën të lehtë kundërshtarit dhe pastaj rrjedha e lojës bëhet ende më e vështirë.

POZICIONET E FUTBOLLISTËVE- Kërkuam të rikuperonim Behiraccen, dje morëm sinjal që nuk qe i gatshëm. Na futi pak në pështjellim. Kërkuam të luanim me Lulajn nga e djathta. Goli erdhi si pasojë e vendosjes gabim të shumë lojtarëve. Presioni bëri të vetën. Kemi nevojë për organikë, për lojtarë, kur mungojnë 1 ose 2 nuk mund t’i prishim të gjithë. Dua të përgëzoj Deliun për paraqitjen e bërë, edhe pse nuk luajti në rolin e tij.

Gjithë përshtjellimin na ka sjellë përshtjellimi i krahut të djathtë. Ndikoi mungesa e Toshevskit. Iseni akoma nuk është ambientuar me skuadrën. Kjo ka bërë që të ndryshojmë pozicionet. Mungesa e lojtarit që na jep besim në krahun e djathtë na ka sjellë përshtjellim. Aleksi ku kemi pasur nevojë na është përgjigjur. Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma. Mbas këtij pushimi do të kërkojmë të kthehemi sa më dinjitozë.

U munduam që të luajmë shpejt, gabuam shpeshherë edhe pasimet e thjeshta. Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesit të Partizanit. Duhet të ishin ndarë më shpejt nga topi dhe duhet të ishim më tepër agresivë. Kemi luajtur 10 minuta të këqija, nuk ishte ndeshje e keqe. Loja u ndërpre shpesh dhe kjo ndikoi, Partizani rinisej pas gabimeve tona”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"