Humbja në Champions-in e të rinjve, Bulku nuk dorëzohet: Kisha vetëm 13 lojtarë, rezultati na jep shpresë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 17:11

Humbja në Champions-in e të rinjve, Bulku nuk dorëzohet: Kisha vetëm 13 lojtarë, rezultati na jep shpresë

Ervin Bulku nuk dorëzohet për kualifikimin. Edhe pse skuadra e tij humbi në ndeshjen e parë, beson te përmbysja në kthim. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës së Shkëndijës së Tiranës shfaq shqetësimin vetëm për golat e pësuar në goditjet standarde.

Shkendija e Tiranes

Trajneri shpjegon se hasi vështirësi edhe me kontingjentin e limituar, pasi UEFA nuk lejoi që lojtarët që janë jashtë Shkollës së Mjeshtërisë Sportive të aktivizoheshin.

“Pavarësisht humbjes, mendoj se kemi luajtur mirë dhe e kemi dominuar kundërshtarin, ku u ndëshkuam me dy gola që erdhën nga goditjet standarde. Shpresoj që të luajmë kështu edhe në Moldavi dhe të shohim kujt do t’i buzëqeshë kualifikimi. Ky rezultat nuk është se na e vështirëson kualifikimin, pasi bëhet fjalë për një moshë që nuk e kanë problem faktorin fushë.

Këto dy ditë kemi kaluar shumë peripeci, ku kam pasur vetëm 13 lojtarë në dispozicion, sepse në momentet e fundit UEFA na ndaloi aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë qenë pjesë e shkollës”, tha Bulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"