Humbja ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, Troisi: Goli i dytë na goditi, por gaboi arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 15:41

Humbja ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, Troisi: Goli i dytë na goditi, por gaboi arbitri

Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas humbjes ka reaguar trajneri i vlonjatëve Marcelo Troisi.

Ekskluzive/ Flet trajneri i ri i Flamurtarit, Troisi vjen nesër: Besoj te sinqeriteti i Sinan Idrizit! – Sport Ekspres

Ai u shpreh se ndjen keqardhje për mënyrën se si u eliminua Flamurtari, por sipas tij ndikim direkt pati arbitri në fillimin e kohës shtesë.

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, por humbëm disa raste. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë. Pastaj, sa i përket kohës shtesë, ishte një gabim i arbitrit në dhënien e faullit për kundërshtarin në mesfushë dhe kjo e goditi psikologjikisht skuadrën pas pësimit të golit të parë. Natyrisht, na vjen keq që ndodhi kështu, pasi kishim shanse për kualifikim, por s’kemi çfarë të bëjmë. Ndoshta në kohën shtesë ndikoi edhe mungesa e eksperiencës te disa lojtarë për ndeshje të tilla. E përjetuan shumë atë gol të shpejtë dhe u mërzitën.

Kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar dhe kjo gjithashtu ndikoi. Është momenti të mendojmë për kampionatin. Kategoria e Parë është shumë e fortë këtë sezon dhe na duhet punë për të arritur aty ku duam. Të shtunën luajmë sërish dhe tani duhet të rikuperojmë lojtarët, sepse vijmë pas një ndeshjeje me shumë lodhje këtu në Shkodër. Unë jam i bindur se do të bëjmë një kampionat të mirë dhe do të ngjjitemi në Superiore”, deklaroi trajneri i Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"