Humbja ndaj Çelsit, Kuadrado: Ta harrojmë shpejt, ndryshe do të gabojmë dyfish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 13:15

Humbja ndaj Çelsit, Kuadrado: Ta harrojmë shpejt, ndryshe do të gabojmë dyfish

Huan Kuadrado ka mbetur shumë i tronditur pas katër golave të marrë kundër Çelsit në stadiumin “Stamford Bridge”, por për anësorin kolumbian receta është një dhe e vetme:

KUADRADO

“E dimë se çfarë gabuam, ndonëse ajo që nuk shpjegohet është mënyra dhe arsyeja pse nuk u ngjitëm asnjëherë në nivelin tonë. Gjithsesi, e rëndësishme është që të paktën për kualifikimin në 1/8-at e Champions-it ajo humbje, edhe pse e rëndë, nuk ndikon. Thënë këtë, tani duhet të zbrazim sa më shpejt kokën e ta lëmë pas atë natë të shëmtuar.

Na presin mjaft ndeshje të tjera të vështira dhe delikate në vazhdim, ku nevojitet një reagim i fortë nga ana jonë. Këtë duhet ta bëjmë që ndaj Atalantës, të shtunën, ku i vetmi mendim nuk duhet të jetë disfata me Çelsin, përkundrazi, ta fshijmë nga koka atë, përndryshe do të gabonim dyfish”, tha Kuadrado

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"