Humbja e parë e Shehit me Teutën, bardheblutë me një filozofi ndryshe përballë Partizanit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2022 | 12:36

Humbja e parë e Shehit me Teutën, bardheblutë me një filozofi ndryshe përballë Partizanit në derbi

Për Orges Shehin, humbja e djeshme ishte e para me Teutën, ish-skuadrën e parë të karrierës së tij. Në të gjitha sfidat e tjera, Tirana me Shehin gjithmonë kishte fituar.

teuta tirana

Nga ana tjetër, duke lënë pas humbjen, Tirana vjen në derbi me një filozofi ndryshe. Paçka se u mund me Teutën, bardheblutë kanë 648 ditë që nuk e humbasin derbin me Partizanin.

Bardheblutë kanë katër fitore me të kuqtë, ndërsa dy takime të tjera janë mbyllur në barazim.

Sa u përket kartonëve, tre lojtarët që rrezikojnë takimin me Partizanin janë: Visar Bekaj, Redon Xhixha dhe Albano Aleksi. Të tre janë me tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Partizanin, që luhet në “Air Albania” humbasin takimin me kurbinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"