“Humbja e fundit, për turp”, drejtori i Bajernit: Tani duhet të përfaqësojmë me dinjitet stemën bavareze në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 12:23

“Humbja e fundit, për turp”, drejtori i Bajernit: Tani duhet të përfaqësojmë me dinjitet stemën bavareze në Champions

Bajerni i Mynihut u mund dje 3-2 nga Haidenhaim në kampionat, skuadër debutuese në Bundesliga, pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0. Bajerni tani është 16 pikë mbrapa Leverkusenit të pamposhtur, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në kampionat, që do të thotë se skuadra e Xabi Alonso mund të shpallet kampione fundjavën e ardhshme.

Bundesliga - 1. FC Heidenheim v Bayern Munich

Gjithsesi, skuadra e Tuhel duhet të rimarrë veten pasi do të përballet me Arsenalin në Emirates në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të martën, por drejtori i përgjithshëm nuk beson se Bajern do të jetë i suksesshëm. I pyetur se çfarë i jep atij shpresë për ndeshjen, ai tha:

“Nuk do të funksionojë aq lehtë sa të thuash: ‘Mirë, është Champions League, Arsenali’. E thashë pas ndeshjes së Dortmundit se do të kishim një provë karakteri në Haidenhaim. E kaluam atë në pjesën e parë dhe dështuam në pjesën e dytë. Ne të gjithëve duhet të na vijë pak turp. Dhe ne duhet të sigurohemi që ta përfaqësojmë stemën bavareze në një mënyrë më dinjitoze relativisht shpejt” – u shpreh Maks Eberl.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"