Humbi jetën tragjikisht në aksident, familja kërkon 6 milionë euro dëmshpërblim për vdekjen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 19:50

Humbi jetën tragjikisht në aksident, familja kërkon 6 milionë euro dëmshpërblim për vdekjen e tij

Vetëm një vit pasi piloti amerikan i Hondës, Nicky Hayden humbi jetën aksidentalisht në qytetin italian të Riminit, familja e tij është përgatitur për një betejë të gjatë ligjore.

hayden

Piloti ishte duke kaluar një kryqëzim me biçikletë, teksa u përplas nga një makinë Peugeot dhe mbeti i pajetë, ndërsa tashmë familja ka dërguar një letër te avokatët e shoferit, për t’i kërkuar 6 milionë euro dëmshpërblim.

Beteja ligjore mes palëve pritet të jetë e gjatë, pasi shoferi italian ishte duke udhëtuar me 26 km/orë më tepër sesa lejohej, ndërsa piloti amerikan kaloi me semafor të kuq në kryqëzim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"