Hoxhallari e Doka jashtë, njihuni me rreshtimin e mundshëm të Tiranës kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 9:10

Hoxhallari e Doka jashtë, njihuni me rreshtimin e mundshëm të Tiranës kundër Egnatias

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat ndaj Egnatias. Bardheblutë në këtë sfidë do të kenë disa mungesa. Si fillim nuk do të jetë Erjon Hoxhallari, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

tirana derbi

Po kështu, në formacion do të mungojë edhe Albi Doka. Mbrojtësi ka hequr një kallo dhe duhet të qëndrojë pushim.

Jashtë skuadrës është Patrik, ndërsa Ardit Hila nuk u pa fare në stërvitje.

Me shumë mundësi, në stol do të qëndrojë njëri prej dyshes Abazaj-Latifi, ndërsa nga minuta e parë mund të jetë edhe Qefalija. Kaina dhe Haxhiu aktivizohen nga minuta e parë e lojës, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të skuadrës.

46578798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"