Hoxhaj: Te Korabi tregoj vlerat, Flamurtari është ekipi i zemrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2017 | 13:48

Hoxhaj: Te Korabi tregoj vlerat, Flamurtari është ekipi i zemrës

Sulmuesi i ri i Korabit, Ardit Hoxhaj, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ka folur për zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me skuadrën dibrane. Ai gjithashtu ka bërë me dije se dëshira e tij është që në të ardhmen të bëhet pjesë e Flamurtarit, ekipit të tij të zemrës.

hoxhaj

Për zgjedhjen e Korabit

“Kam pasur oferta dhe për të shkuar dhe në ekipe të tjera, por zgjodha Korabin sepse besoj që është ekipi për të treguar dhe njëherë vlerat e mia si futbollist. E njoh mirë ambientin, trajnerin, stafin, shumicën e lojtareve dhe e shikoj si vendin më të përshtatshëm për mua.”

Për eksperiencën te Skënderbeu

“Pavarësisht se kalova një moment jo të mirë te Skënderbeu sepse atje ishte situata pak e vështirë prej pozitës të ekipit, mendoj se do ta gjej veten shumë shpejt këtu te Korabi, ndaj dhe insistova të vija këtu.”

Për Flamurtarin

“Flamurtari dihet që është ekipi i zemrës. Normalisht që do doja të luaja atje, dëshira ime ajo është, por me klubin e Skënderbeut bëmë zgjedhjen më të mirë duke qënë se ata ranë dakort me Korabin.”

Për golat e synuar

“Do preferoja të shënoja gola me vlerë pikësh. Nuk mund të premtoj sa gola do shënoj, por shpresoj të shënoj gola me vlerë pikësh pasi këto i nevojiten më shume ekipit për momentin dukë qënë se është në një situatë të keqe për pikë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"