Hoxhaj apo Kaina, Josa ka dilema për qendrën e sulmit/ Si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 22:20

Hoxhaj apo Kaina, Josa ka dilema për qendrën e sulmit/ Si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Pa Liridon Latifin, Lorik Boshnjakun, Elvedin Heriçin dhedyshimet për aktivizimin e Esin Hakajt të dëmtuar, trajneri Mirel Josa ka disa dilema për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Partizanit, të premten në orën 17:45 nëstadiumin “Loro Boriçi”.

VLLAZNIA 1

Nëse Hakaj nuk ia del, pritet qëtrajneri të aktivizojë në krahun e majtë të mbrojtjes GeralbSmajlin, i cili ka luajtur si titullar edhe në takimet ndaj Tiranës dhe Egnatias. Me Zogoviç në portë, mbrojtja do tëpërbëhet nga Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj ose Smajli. Në mesin e fushës duket se do të ketë një rikthim tëHerald Markut në pozicionin e tij natyral, përkrah dyshesJonuzi-Alivoda, duke formuar treshen e këtij reparti.

Me skemën 4-3-3, dilema e madhe e Josës është qendra e sulmit. Pra, të vazhdojë të luajë më Ardit Hoxhajn si pykë, edhe pse vlonjati nuk është një qendërsulmues i mirëfilltëapo të rikthejë titullar Kainën. Gjasat janë që braziliani tëluajë nga minuta e parë ndaj Partizanit dhe Hoxhaj të spostohet në krahun e majtë të sulmit.

MIREL JOSA 1

Në krahun e djathtëduket i sigurtë Esat Mala, por për një vend në këtë repart është kandidat edhe Arsid Kruja. Nëse Josa vijon të luajëme Hoxhajn në majë, atëherë Mala dhe Kruja do të jenë sulmuesit e krahut. Vllaznia ka në dispozicion edhe dy ditëpër të përgatitur ndeshjen me “demat”, nga ku në rast fitoreje i parakalon në tabelë.

A. URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"