Historia e trishtë e Xhek Uilshajër: Në moshën 18-vjeçare më thanë se ndoshta nuk do të luaja më kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 20:09

Historia e trishtë e Xhek Uilshajër: Në moshën 18-vjeçare më thanë se ndoshta nuk do të luaja më kurrë

Më 8 korrik 2022, Xhek Uilshajër njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli edhe pse ishte vetëm 30 vjeç. Mesfushori nisi rrugëtimin tek Arsenal në vitin 2010, kur ishte vetëm 18 vjeç, por nuk ka pasur atë karrierë që priti për shkak të shumë problemeve fizike që kanë ndodhur gjatë viteve. 

jack-wilshere-1464867274-5477

Sigurisht, në fund të ditës ai mund të mburret ende me mbi 120 paraqitje për skuadrën londineze plus periudha të tjera në Premier Ligë me Bornmuth dhe Uest Hem, por për shkak të potencialit të tij ai sigurisht që mund të kishte lënë një gjurmë më të madhe në futbollin anglez.

Lëndimet kanë qenë një problem i madh, nuk ka dyshim për këtë. Një në veçanti, i pari serioz, në 2011. Ai ka shpjeguar pak në një podcast momentet e vështira që ka kaluar gjatë asaj periudhë të errët.

“Në sezonin 2010/11 pata një dëmtim dhe që atëherë nuk isha më i njëjti lojtar, sepse luaja çdo ditë me dhimbje fizike. Mendërisht isha akoma aty, por ishte një dëmtim i rëndë dhe madje më vuri në rrezik karrierën time. Mbaj mend që shkova te mjekët dhe ata më tha se ndoshta nuk do të luaja kurrë, qëndrova aty dhe mendova: “Çfarë? Unë jam 18 vjeç dhe luaj javë pas jave në Premier Ligë, kjo nuk mund të ndodhë.” Për fat të mirë kam mundur të vazhdoj, por gjithmonë kam pasur disa probleme.”

Xhek Uilshajër ishte një lojtar me potencial të madh. Mediat angleze kishin shumë besim që ai do të bëhej Xherardi ose Lampardi i ardhshëm për ta, por fatkeqsisht, ai lëndim do të ishte fatal për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"