Hima: Respekt për beratasit, Burreli udhëton për tri pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:02

Hima: Respekt për beratasit, Burreli udhëton për tri pikë

Ndeshja kundër Tomorit, e cila do të luhet sot në Berat, po pritet me shumë interes në radhët e tifozërisë matjane. Pas humbjes kundër Besës një javë më parë në “Liri Ballabani”, Burreli kërkon kthesën, që justifikohet me marrjen e tri pikëve dhe kthimin e qetësisë në ekip.

Hima

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i pankinës matjane, Klevis Hima, tregon hapur objektivat për transfertën e Beratit. “Ekipi do të udhëtojë me objektiva të qarta, që është marrja e tri pikëve në Berat. Është i vetmi rezultat që na mban në pozita të sigurta në renditje. Pavarësisht situatës ku gjenden beratasit, emri i Tomorit në futbollin shqiptar është për t’u respektuar. Uroj që ata të kthehen sa më shpejt në Kategorinë e Parë”, u shpreh trajneri Hima. Në ndeshjen e sotme, skuadra matjane për arsye kartonësh nuk do të ketë të gatshëm dy futbollistë të formacionit bazë, mbrojtësit Kastrati dhe Dedgjonaj. Në dy ndeshjet e zhvilluar mes tyre në këtë sezon futbollistik, Burreli ka marrë dy fitore. Aktualisht Burreli renditet i teti në tabelë me 31 pikë.

burrel

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"