Hima: Një fitore me Apoloninë, si kartolinë festash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 12:55

Hima: Një fitore me Apoloninë, si kartolinë festash

Në kushte të vështira atmosferike, ekipi i Burrelit ka vijuar me grup të plotë përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë të sotmen me Apoloninë në shtëpi. Pozicioni që ka aktualisht Burreli në klasifikim, e bën ndeshjen ndaj fierakëve mjaft interesante.

Hima

Duke ju referuar satistikave, fitorja e fundit e matjanëve regjistrohet në fundin e muajit tetor ndaj Flamurtarit, në “Liri Ballabani” me shifrat minimale. Mungesa e fitores për një kohë të gjatë, e bën marrjen e tri pikëve detyrë kryesore dhe jo vetëm që jep shansin e shkëputjes nga fundi, por do të shërbejë si shtysë psikologjike për të përballuar me dinjitet ndeshjet në vazhdim.

Para kësaj sfide, për gazetën ka folur trajneri i Burrelit Klevis Hima: “Me gjithë respektin që kemi për Apoloninë, në fushë do të hyjmë të marrim fitoren. Ky është objektivi i vetëm i skuadrës sonë për këtë ndeshje”, u shpreh fillimisht Hima që më pas kishte një koment edhe për gjendjen e skuadrës së tij: “Skuadra është në gjendjen e saj më të mirë. E rëndësishme është se jemi me e grupin e plotë dhe kjo më bën optimist, se ndaj fierakëve do të hyjmë në fushën e lojës me objektiv të qartë, marrjen e tre pikëve. E vlerësoj kundërshtarin, jo vetëm nga renditja, por edhe për nga kualitetet që ka. Uroj që fitorja ndaj Apolonisë të jetë si kartolina për sportdashësit tanë për festat e fundvitit”, shprehet në fund të komentit të tij trajneri Hima.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"