Hidhet shorti i “FA CUP”, spikat përballja Arsenal-Liverpul. Luhet në ditët e para të 2024-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 16:17

Hidhet shorti i “FA CUP”, spikat përballja Arsenal-Liverpul. Luhet në ditët e para të 2024-ës

“FA CUP” është gara më e vjetër në historinë e futbollit dhe tanimë është hedhur shorti për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar befasitë dhe përballjet interesante në këtë kompeticion.

FA-Cup-1130x635

Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe skuadrat e mëdha të futbollit anglez, teksa kryefjala është pa diskutim përballja Arsenal-Liverpul, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.

Mançester Junajtid, finalistja e sezonit të kaluar do të përballet me Uigan, ndërsa Çelsi pret në shtëpi Preston.

Mançester Siti do të luajë ndaj Hudersfilld, ndërsa Totenhem do të presë në shtëpi Byrnlej.

Kristal Palas do të ndeshet me Evertoni, n ndërsa çifet e tjera të këtij raundi janë  Stok Siti-Brajton, Sunderland-Njukasëll, Brentford-Ulves, Fulhem – Rotherhem, Milluoll-Leijster Siti, etj.

Ky raund është planifikuar për t’u zhvilluar në ditët e para të vitit të ri 2024.

Ja shorti i plotë:

fa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"