Herri Kejn me valixhe në duar, gjiganti i Premier Ligës bën gati 80 milionë paund për yllin e Spërsave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 9:10

Herri Kejn me valixhe në duar, gjiganti i Premier Ligës bën gati 80 milionë paund për yllin e Spërsave

Mançester Junajtidi i ka dhënë Erik ten Hagut dritën jeshile për të ofruar 80 milionë paund për Herri Kejnin dhe “djajtë” duan të arrijnë një marrëveshje për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë përpara fundit të sezonit sipas “Mirror”.

herri kejn

Sulmuesi i Totenhemit është një objektiv afatgjatë për 20 herë kampionët e Anglisë, të cilët duan dëshpërimisht një numër 9 të ri këtë verë pas largimit të Ronaldos.

“The Sun” zbuloi më herët këtë muaj se Junajtidi është i bindur se do të arrijë të transferojë 29-vjeçarin këtë verë nëse Totenhemi nuk renditet mes 4 vendeve të para.

Kontrata e kapitenit të Anglisë skadon në verën e vitit 2024 dhe “spërsat” kërkojnë të paktën 100 milionë paund, por Junajtidi shpreson se ata do të pranojnë një ofertë më të ulët se kaq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"