Heroi 18-vjeçar i Laçit, Tresa: Jam i lumtur për fitoren, goli më jep kurajo pas dëmtimit që kalova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 19:43

Heroi 18-vjeçar i Laçit, Tresa: Jam i lumtur për fitoren, goli më jep kurajo pas dëmtimit që kalova

Aktivimi i Ledio Tresës në pjesën e dytë i dha një impuls tjetër skuadrës kurbinase. Trajneri Mirel Josa beson shumë te mesfushori 18-vjeçar, i cili arriti që të shënojë edhe golin e fitores për Laçin në minutën e 96-të.  Një trepikësh me vlera për kurbinasit, që erdhi falë golit të shënuar nga 18-vjeçari, i cili në finalizim tregoi sikur kishte një jetë që luante në Superiore.

bandicam 2024-01-20 19-28-56-752

Pas ndeshjes për “MCN” heroi i fitores së Laçit, Ledio Tresa,  u shpreh:

“Jam i lumtur për golin. Pas një dëmtimi të gjatë që kalova, ky gol më jep kurajo për më tej.

I lumtur për tre pikët që morëm sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"