Haxhiu titullar dhe Hasani sulmues i dytë, ndryshime në formacionin e Tiranës për duelin me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 8:50

Haxhiu titullar dhe Hasani sulmues i dytë, ndryshime në formacionin e Tiranës për duelin me Teutën

Surpriza mund të ketë në formacionin e Tiranës në sfidën me Teutën. Pas shumë kohësh, bardheblutë mund të luajnë me dy shkatërrues, Hasani mund të luajë si sulmues i dytë dhe Jonuzi e Lushkja me shumë mundësi do të ulen në stol.

tirana

Në stërvitjen e fundit gjërat kanë ndryshuar. Filip Najdovski do të jetë në fushë me shiritin në krah. Edhe pse ka marrë një goditje të frikshme në sfidën me Egnatian dhe për tri ditë çaloi, lojtari do të jetë gati që në takimin me Teutën.

Dilema ka për sa i përket faktit nëse do të luajë Jonuzi apo Hila, me këtë të fundit që do të jetë titullar. Në fund, Rimal Haxhiu ka fituar një vend formacioni në krahun e djathtë të sulmit. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë po ajo. Kozi në mbrojtje, Doka, Najdovski ose Meta e Hoxhallari në qendër të mbrojtjes e Përgjoni majtas.

Në mesfushë Hila, Deliu. Para tyre Haxhiu, Hasani dhe Abazaj. Në sulm i vetëm do të luajë braziliani Kaina. Tirana nuk ndryshon vetëm në emra, por edhe në mënyrën e vendosjes në fushën e lojës.

79879889 (1)

KARTONËT – Albi Doka, Fjoart Jonuzi dhe Ardit Deliu janë tre lojtarët të cilët rrezikojnë të mos luajnë në sfidën e javës së 12-të ndaj Skënderbeut. Kjo, sepse nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë ndaj Teutës, atëherë ata plotësojnë numrin katër të kartelave dhe një javë në bokse.

Të tre lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm në 90 minutat e ardhshme në Kategorinë Superiore. Tirana po vuan nga rezultatet dhe kjo nuk ka nevojë për konfirmim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"