Haxhiu gjen sulmuesin që kërkonte, Korabi blen kartonin e Hoxhajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2017 | 15:09

Haxhiu gjen sulmuesin që kërkonte, Korabi blen kartonin e Hoxhajt

Ardit Hoxhaj i jep lamtumirën skuadrës së Skënderbeut dhe i bashkohet Korabit. Sulmuesi 22-vjeçar vlonjat kishte qëndruar si spektator gjatë muajve të fundit te korçarët dhe ishte në bisedime me dibranët të cilët i jepnin mundësinë të bëhej protagonist me ta. Zyrtarizimi i transferimti është bërë vetëm sot nga klubi që ka bërë të ditur se ka blerë përfundimisht kartonin e tij nga korçarët.

hoxhaj mziu

“Eshte bere zyrtar sot perforcimi i trete i Korabit. Ardit Hoxhaj ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe ka nenshkruar per 2 vite me Korabin. Hoxhaj vjen nga klubi i Skenderbeut ne kampionatin shqiptar dhe do te jete nje perforcim shume i vlefshem per organiken e trajnerit Haxhiu.

hoxhaj

Gjithashtu bëjmë me dije që kartoni i Hoxhajt tashme është nën pronësinë e klubit dibran pasi janë mbyllur me sukses tratativat për ta blerë nga skuadra e Skënderbeut. Nesër, Hoxhaj do t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të marrë ngarkesën e duhur në kuadër të përgatitjeve për fazën e trete. Korabi po punon intensivisht në këtë merkato dimri dhe në ditët në vijim do të ketë afrime të reja”, shkruhej në njoftimin e Korabit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"