“Harmon më ka pëlqyer gjithmonë, por në skuadër nuk…”, Josa: Merkato? Presidenti më tha që do të marrim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 15:59

“Harmon më ka pëlqyer gjithmonë, por në skuadër nuk…”, Josa: Merkato? Presidenti më tha që do të marrim…

Pas fitores ndaj Kastriotit me rezultatin 2-0 në shtëpi, në mikrofonat e “SuperSport”, është shfaqur trajneri i Laçit, Mirel Josa, i cili ka analizuar këtë sukses të kurbinasve:

JOSA

“Skuadra për mendimin tim ishte me këmbë në tokë, nuk e menduan që nuk e kishin fituar ndeshjen më përpara. Kjo ishte ndeshja më e vështirë që kemi luajtur në këto pesë sfida radhazi. Fitorja ishte më e rëndësishme për mua edhe pse Kastrioti ka luajtur si e barabartë me Skënderbeun.

Ndikoi lodhja te ekipi im, goli i parë na vuri disi në gjumë, ne duhet të bënim më mirë që të kalonim mbrojtjen e Kastriotit. E kapëm disa herë në vështirësi skuadrën kundërshtare. Zëvendësimet duhet ti bësh në balancë me atë që çfarë kërkon në fushë. Goli i dytë na qetësoi plotësisht.

Nuk mund të them që ekipit nuk i duhet lojtarë, na duhen lojtarë që ta ndihmojnë skuadrën në mënyrë të menjëhershme. Presidenti më ka thënë që mund të bëjmë dy-tre lëvizje.

Duhet që të marrim lojtarë që janë aktiv në skuadrat e tyre, si në kampionatin tonë, por edhe jashtë shtetit.

Harmon Van Dejvin e kam pasur një nga lojtarët që më ka pëlqyer që përpara se të vija këtu.

Por në momentin që ekipi ka këtë vendosje dhe Guindo po bën shumë mirë, është çështje tjetër, ai ka pasur edhe një dëmtim. Ai është pjestar i skuadrës, njeri me detyrim nuk mbahet në skuadër.”, përfundoi Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"