Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar huazohet te Legia e Varshavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 20:25

Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar huazohet te Legia e Varshavës

Shkon në 3 numri i futbollistëve shqiptarë te gjigantët e Legias së Varshavës. Pas Muçit dhe Çelhakës, së fundmi është transferuar në formë huazimi dhe talenti shqiptar i Kosovës, Qëndrim Zyba, nga radhët e kampionëve të Ballkanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kosovar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 

Zyba-2

Bëhet me dije se Zyba huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.

Zyba

22-vjeçari ishte ndër lojtarët më të spikatur te skuadra e Ilir Dajës sezonin e kaluar, madje është pjesë edhe e Kosovës, teksa tashmë do të nisë një aventurë tepër të rëndësishme në karrierën e tij. 

NJOFTIMI ZYRTAR I BALLKANIT:  

Të dashur tifozë,  

Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës.  

Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.  

Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë.  

Të priftë e mbara Qëndrim  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"