Handanoviç 100 ndeshje pa pësuar gol, vetëm një larg rivalit të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 12:05

Handanoviç 100 ndeshje pa pësuar gol, vetëm një larg rivalit të…

Gara për titull kalon edhe nga duart e Samir Handanoviçit dhe Xhanluixhi Bufonit. Portieri i Interit në fakt është në kuotën 100 “clean sheet” (ndeshje pa gola të pësuar) në kampionat me fanellën zikaltër.handanovic

Vetëm një numër larg kolegut bardhezi (i vetmi që ka bërë më mirë nga 2012-ta, ose më saktë viti kur slloveni iu bashkua Interit), që mund të ishte edhe 102 nëse Kaprari nuk do i kishte “njollosur” paraqitjen në sfidën e fituar 2-1 kundër Sampdorias në transfertë mbrëmjen e ditës së mërkurë.bufon

Handanoviç, i cili në krahun tjetër mund të kishte kapur Bufonin pa atë gol të Vlahoviç në përfundim të ndeshjes kundër Fiorentinës (e mbyllur me rezultatin 1-1), do të zbresë në fushë kundër Xhenoas me vendin e parë në zërin e golave të pësuar: 14. E ndjekin të parat e klasifikimit, të gjitha në kuotën 16: Juventusi, Lacio dhe Roma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"