Hames te Reali, lojtari ka pakt të fshehtë me presidentin Perez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 19:44

Hames te Reali, lojtari ka pakt të fshehtë me presidentin Perez

Hames Rodrigez do të qëndrojë në Mynih. Kolumbiani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Bajernit edhe për një sezon. Një vazhdimësi, por ka një ditë përfundimi. Sipas asaj që bën me dije “Don Balon” ka një pakt midis lojtarit dhe presidentit Perez.

hames

Presidenti i ka dhënë ultimatum trajnerit Lopetegui që të bëjë patjetër një vend për kolumbianin për sezonin 2019/20. Kështu Perez do të mundohet me çdo kartë që ka në dorë për të bllokuar transferimin e Hames te Bajern për 42 milionë euro, ofertë e cila është në duart e Bajernit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"