Hall për portën, klubi i Kategorisë së Parë kthehen në një “kantier”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 21:37

Hall për portën, klubi i Kategorisë së Parë kthehen në një “kantier”

Tomori i është futur me “kokë” merkatos. Me një formacion të larguar, boshllëqet janë të mëdha. Drejtuesit duan që të transformojnë organikën për pjesën e mbetur të garës dhe gjejnë kthesën, që do i shtonte shanset për shpëtim.

TOMORI

Pozitat në renditje janë “zi”, por në klub nuk kanë në plan që të dorëzohen dhe aq më pak pa luftuar. Për këtë po punon me shumë kujdes edhe stafi teknik. Është vet tekniku Febron Ziu që po teston çdo futbollist që vjen rishtas në ekip.

Përzgjedhja e tyre kalon nëpërmjet ndeshjeve të kontrollit brenda familjes. Deri tani janë zyrtarizuar afrimet e Arbër Deliut, Andrea Lilës dhe Xhoi Hajdërajt. Mësohet se drejtuesit po punojnë edhe për afrimin e një portieri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Kristian Rrokut.

Pritet që brenda kësaj jave të mbërrijë në Berat edhe portieri i ri, për të cilin është folur shumë gjatë ditëve të fundit. Por, ende nuk ka të dhëna konkrete, për sa i përket emrit. Nuk përjashtohet mundësia që të vijë edhe nga jashtë vendit. Derisa të vijnë përforcimet e duhura, skuadra do t’i ngjasojë një kantieri ndërtimi…

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"