Haland: Golat më të bukur? Tripleta kundër Junajtidit ishte fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 15:12

Haland: Golat më të bukur? Tripleta kundër Junajtidit ishte fantastike

Erling Haland ka treguar për golat e tij të preferuar këtë sezon në Premier Ligë.haland siti

Ylli i Mançester Sitit ka qenë i pandalshëm këtë sezon, ndërsa debutoi me dopietë që në ndeshjen e parë kundër Uest Hemit dhe sot ka arritur në kuotën e 36 golave, rekord historik në Premier Ligë. Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi me goditjen e tij të parë në “London Stadium”, është krenar për atë që ka bërë këtë sezon, ndërsa pranon se ka shënuar shumë gola fantastikë, veçanërisht parabola kundër Uest Hemit, e cila theu rekordin e Premier Ligës për numrin e golave gjatë një sezoni.

Gjatë një interviste për televizionin “Sky Sports”, 22- vjeçari tha: “Ndeshja e parë ishte e rëndësishme kundër Uest Hemit, për të bërë një nisje të mbarë të sezonit. Për të qetësuar paksa disa britanikë mendoj se ishte i rëndësishëm. Sigurisht që kam shënuar shumë gola të bukur, tripleta kundër Mançester Junajtidit ishte fantastike. Goli që theu rekordin kundër Uest Hemit ishte fantastik, ajo goditja gërshërë ishte gjithashtu fantastike. Ka pasur shumë gola të bukur, të cilët unë i vlerësoj me të vërtetë”.

Autori i 52 golave për “qytetarët” këtë sezon po i tërheq ata drejt tripletës historike. Pasi fituan titullin e tretë radhazi kampion, skuadra e Pep Guardiolës do të tentojë të fitojë edhe finalen e Kupës FA kundër rivalëve të Mançester Junajtidit në 3 qershor në “Wembley”, ndërsa qershia mbi tortë mbetet sigurisht Liga e Kampioneve, ku në 10 qershor në Stamboll do të përballen me Interin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"