“Hakmarrësi” De Biazi, e ka në stilin e tij revanshin ndaj atyre që e poshtërojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 23:23

“Hakmarrësi” De Biazi, e ka në stilin e tij revanshin ndaj atyre që e poshtërojnë

Trajneri Xhani de Biazi do të mbetet gjithmonë i dashur për Shqipërinë dhe gjithë tifozët, pasi ishte i pari që arriti të kualifikonte Kombëtaren në Europian.

gfh

Ai qëndroi për 6 vite në vendin tonë duke korrur suksese por duke pësuar edhe humbje. Por në stilin e tij nuk mungon dhe “hakmarrja” të cilën e ka treguar sot ashtu si dikur.

Kthehemi pas në vitin 2016, kur Shqipëria ka pritur Izraelin në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Ne u mundëm në shtëpi me rezultatin 3-0.. Por gjërat do të ndryshonin më 11 qershor 2017, kur kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi fitonin në Tel Aviv me rezultatin 0-3.

Sot ai e ka përsëritur edhe me Azerbajxhanin. Në ndeshjen e parë skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 5-0 ndërsa sot edhe pse me 10 lojtarë ka fituar në shtëpi me shifrat 3-0.

7

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"