Hakan Çalhanoglu: I lumtur për titullin, fyerjet milaniste s’i harroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 18:16

Hakan Çalhanoglu: I lumtur për titullin, fyerjet milaniste s’i harroj

Jam shumë i lumtur dhe krenar që ar ritëm këtë objektiv të rëndësishëm. Ylli i dytë në fanellë ishte diçka historike dhe e donim me ngulm. Një sukses që e kemi merituar për punën e shkëlqyer që kemi bërë së bashku. Kam parë edhe një herë tjetër imazhet e ndeshjes dhe festën e tifozëve dhe ende nuk e besoj. Është një lumturi e madhe që nuk mund të përshkruhet”. E nis kështu intervistën e tij për “Il Giornale” Hakan Çalhanoglu, mesfushori 30-vjeçar nga Turqia, njeriu kyç i skuadrës së Inzagit.

calhanoglu

Hakan, ju erdhët me parametra zero nga Milani dhe u bëtë i rëndësishëm për Interin.

Kam punuar gjithmonë në heshtje dhe kam vuajtur madje në heshtje. Sapo erdha tek Interi kisha vetëm një objektiv, të jepja më të mirën dhe të fitoja me këtë skuadër të jashtëzakonshme. Fitorja për mua ishte edhe një hakmarrje e madhe.

Pse hakmarrje?

Hakmarrje për vuajtjet e shumta që kam provuar në vitin kur u transferova tek Interi dhe kur humbëm titullin kampion. Gjithçka që u bë kundër meje dhe familjes sime nga tifozët e Milanit nuk e harroj kurrë. Unë në zemrën time mendoja se gjithçka do të përfundonte mirë. E doja patjetër këtë fitore në derbi sepse ishte lumturia ime më e madhe. Ishte gjithçka e shkruar Zoti donte kështu sepse ai e dinte që unë nuk e meritoja të gjithë atë që më bënë. Dhe vuajtjet u shpërblyen. Unë heshta. Nuk thashë kurrë asnjë fjalë dhe kam punuar vetëm për të bërë mirë. Kjo fitore shpagoi gjithçka. Tani është koha e festës dhe le të flasim vetëm për këtë.

Ju jeni konsideruar si një nga organizatorët më të mirë të Europës. Është më shumë kënaqësi apo përgjegjësi?

Kam një përgjegjësi shumë të madhe. Jam i lumtur që bëj këtë rol sepse më pëlqen shumë që të shpreh më të mirën time. E di që jam bërë një lojtar i rëndësishëm për Interin dhe ditë pa dite kërkoj të përmirësohem.

Për ju ky ishte titulli kampion i parë?

Kam ëndërruar gjithmonë që të fitoja me një klub të madh. Erdhi trofeu me Interin dhe sigurisht që jam shumë i lumtur. Mendoj se ëndrra e çdo futbollisti është të fitojë kampionatin. Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe iu dhuruam tifozëve tanë një lumturi të pamasë. Ata na kanë qëndruar afër me entuziazëm. Dua t’i falënderoj sepse kanë qenë të rëndësishëm për këtë trofe.

Çfarë raporti keni ju me qytetin e Milanos?

Në Milano ndihem si në shtëpinë time. Edhe kur të përfundoj karrierën time besoj që do të qëndroj në Milano. Ndihem shumë mirë në këtë qytet. Pjesa më e madhe e qytetarëve këtu më duan dhe këtë e ndjej. Gjatë festës në rrjetet sociale përfshitë edhe presidentin Zhang. Diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Kemi një raport të shkëlqyer me të. Ajo bisedë e bukur është demonstrimi që grupi nuk është larg nga presidenti. Stiven është njëri prej nesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"