Habit lojtari i Premier Ligës: Po infektohemi vetë me Koronavirus që të shmangim rënien

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 12:54

Habit lojtari i Premier Ligës: Po infektohemi vetë me Koronavirus që të shmangim rënien

Mbrojtësi i Uotfordit, Kristian Kabasele, i është përgjigjur me ironi një tifozi të Shefilld Junajtidit, i cili e akuzoi se ai dhe shokët e tij po përpiqen të shmangin rinisjen e kampionatit, sepse kanë frikë nga rënia.christiankabasele-cropped_dbf2vs2hv95017pz3sc5fkbuz

“Hornets” janë aktualisht pa 6 lojtarë në dispozicion pasi Mariapa rezultoi pozitiv, ndërsa dy të tjerë janë në vetizolim, ndërkohë që tre lojtarë të tjerë, përfshirë kapitenin Troi Dinej, refuzojnë të stërviten. “Më lejoni të shpjegoj taktikën tonë: ne po injektojmë Koronavirusin një herë në javë.

Tërheqim një lojtar apo pjesëtar të stafit për t’u siguruar që të mos luajmë më kurrë dhe shmangim rënien”, shkruante Kabasele me ironi në “Twitter”.

KABASELE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"