Gvozdenoviç me dilema para Teutës, problemi i Skënderbeut është…skema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 14:10

Gvozdenoviç me dilema para Teutës, problemi i Skënderbeut është…skema

Skënderbeu merr një lajm të mirë në lidhje me gjendjen e të dëmtuarve, në prag të ndeshjes me Teutën. Bëhet fjalë pikërisht për atë që e vinte më shumë në siklet trajnerin Ivan Gvozdenoviç me mungesën e tij.

gvozdenovic

Klevis Shaqe, ia ka dalë të rikuperohet në kohë rekord dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit, për ndeshjen e së enjtes. Në fakt, ka qenë zhvendosja e kampionatit ajo që i dha këtë shans stafit mjekësor të Skënderbeut që edhe nën asistencën e fizioterapistit, Jorgo Pantazi, ia kanë dalë ta rikuperojnë kaviljen e dëmtuar të lojtarit. Lajmin e jep vetë mbrojtësi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se është gati pasi ka kryer kontrollin e fundit për kaviljen. E menjëherë pas këtij kontrolli, Shaqe ka zbritur në fushë ku dje për herë të parë pas dëmtimit ka punuar me ekipin gjatë gjithë seancës stërvitore. Një rikuperim me mjaft vlera ky për bardhekuqtë që tashmë, nëse Shaqe tregon formë të mirë në dy seancat e radhës, Gvozdenoviç do të vendosë për ta hedhur titullar nga minuta e parë lojtarin në ndeshjen e së enjtes.

FORMACIONI – Gjatë gjithë ditës së djeshme numri një i pankinës korçare është përqendruar vetëm tek lëvizjet taktike në fushë të ekipit të tij, duke u marrë dukshëm me formacionin që do të zbresë nga minuta e parë ndaj durrsakëve në Korçë. Rikuperimi i Shaqes duket se e ka vënë para një zgjedhjeje kryepankinën korçare. Gvozdenoviç është parë i dyzuar mes rreshtimit 3-5-2 dhe atij 4-1-4-1 që duket se e intrigon për shkak të forcës sulmuese që i jep grupit. Duke parë se fitorja është ajo që kërkohet më së shumti në kampin bardhekuq, nuk do të ishte risi, nëse serbi i Skënderbeut zgjedh pikërisht këtë të fundit, si vendosje të ekipit nga minuta e parë. Dilemat janë vetëm ato që i përkasin gjendjes së 3 lojtarëve të grumbulluar nga U-21 për këto takime. Dita e sotme do të tregojë përfundimisht se cila do të jetë zgjedhja e trajnerit sa i takon emrave, teksa ka një balotazh të fortë mes Pecanit dhe Jurit, me korçarin që është dukshëm më i avantazhuar për ta nisur nga minuta e parë takimin.1 (1)

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"