Gvozdenoviç: E dimë forcën tonë, gati ta mundim Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 12:26

Gvozdenoviç: E dimë forcën tonë, gati ta mundim Egnatian

Skënderbeu është gati për startin e fazës së katërt të këtij sezoni. Duelin e parë të kësaj faze e luan sot, në orën 17:00, në shtëpi me Egnatian. Një ndeshje që për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është tejet e vështirë. Një ditë para sfidës, numri 1 i stolit bardhekuq ka theksuar se Skënderbeu duhet të marrë pikë. Korçarët vijnë pas humbjes ndaj Vllaznisë dhe sot do të tentojnë rikthimin te fitorja, edhe pse përballë është skuadra kryesuese e Superiores.

gvozdenovic

Pas humbjes ndaj Vllaznisë, a është gati Skënderbeu për të reaguar?

Mendoj që po. Besoj se do të jemi në gjendjen më të mirë të mundshme për të lënë pas ndeshjen më Vllazninë. Por do ta shikojmë nesër (sot) si do reagojmë. Ishte një moment i vështirë për ne, bëmë një ndeshje të mirë me Vllazninë, por humbëm. Tani jemi të përqendruar për Egnatian, na pret një ndeshje shumë të bukur dhe shumë e fortë. Egnatia është një skuadër e mirë, mban vendin e parë, por gjithçka do të duket në fushë.

Si vjen Skënderbeu në këtë takim, a keni mungesa?

Mungesat janë njësoj si kundër Vllaznisë. Uçe është jashtë, Janaqi ka karton të kuq dhe njëndeshje është i pezulluar. Situatame Pecanin dhe Zenullarin ështëpak më e mirë, ata do fillojnë megrupin, por nuk janë gati për këtë ndeshje. Këta 4 lojtarë janë jashtë kundër Egnatias. Po ana psikologjike eskuadrës, si është?Jemi munduar të mbledhim forcat pas asaj humbjeje të fundit, qëna la shije jo të mirë. Megjithatë, ekipi është i vetëdijshëm për forcën e vet dhe për atë që ka mundësi të japë në fushë. Kjo na bën optimistë sa i takon ndeshjes së radhës.

Gërxho ka shfaqur probleme gjatë këtyre ditëve. Aështë gati për Egnatian?

Andrea Gërço është mirë, ishte një ditë jashtë pas ndeshjes, filloi terapi dhe dje bëri një stërvitje të plotë.

Do të shohim sërish një Skënderbe agresiv në fushë, apo një ekip më të kujdesshëm kundër Egnatias?

Për formacionin do vendosimbashkë me stafin pas stërvitjes. Nuk do të ndryshojmë shumë,sepse jemi gati. Ekipi e katreguar në javët e fundit këtë gjë, luajmë mirë dhe tani do shikojmë vetëm për detaje të vogla, kjoështë situata.

sk

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"