Gramshakët duan gjykim korrekt me Adën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:20

Gramshakët duan gjykim korrekt me Adën

Pas barazimit të marrë në shtëpi ekipi i Gramshit po zhvillon përgatitjet e radhës, pasi këtë fundjavë do të luajë në transfertë me Adën. Në këtë takim do të kërkojë me patjetër një rezultat të kënaqshëm, sepse dhe situata në klasifikim sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Aktualisht në Gramsh të gjithë janë të shqetësuar për gjykimin, ndaj shpresojnë shumë që në takimin e radhës të mos ketë penalizime nga arbitrat. Kurse tifozeria kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit një reagim në lidhje me padrejtësitë që u janë bërë. Sipas tyre, skuadra nuk e meriton vendin aktual që ka në tabelën e klasifikimit, pasi ka bërë gjithmonë lojëra të mira.
Esmerid Murati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"