Goli i tij i parë këtë sezon i dhuroi fitoren Napolit, Rrahmani mesazh shefave: Mjaft me grumbullime, një jetë kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 17:56

Goli i tij i parë këtë sezon i dhuroi fitoren Napolit, Rrahmani mesazh shefave: Mjaft me grumbullime, një jetë kemi…

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani foli për “DAZN” në fund të ndeshjes së fituar ndaj Salernitanës falë golit të tij të parë këtë sezon në kampionat.

rrahmani

“Ka gjithçka në këtë fitore, tension dhe situata të vështira, duke e gjetur veten si kampion i Italisë dhe arritja e këtyre rezultateve nuk është e lehtë, sivjet do të jetë kështu, edhe sot kemi vuajtur shumë duke pësuar gol, por fatmirësisht e kemi kthyer, jemi të kënaqur me rezultatin, shpresojmë ta kemi këtë fat edhe në të ardhmen. Grumbullimi? Kemi një jetë, nuk ishim të lumtur. Shpresoj që të na ketë shërbyer, por që të mos e përsëritim më.”

Mund të na e përshkruani si arritët të shënonit?

“Topi erdhi jo i pastër, e ndalova dhe godita në portë pa u menduar shumë”.

A ju kishte munguar goli?

“Të shënosh gola është gjithmonë bukur, jam i lumtur që kam shënuar. Do të përpiqemi të japim maksimumin për ta kapërcyer këtë vit që ka qenë dhe do të jetë shumë i vështirë. ”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"