Goleada e Tiranës shpërqendron Enea Jorgjin, gjyqtari i FIFA-s harron një lojtar dhe kohën shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 21:49

Goleada e Tiranës shpërqendron Enea Jorgjin, gjyqtari i FIFA-s harron një lojtar dhe kohën shtesë

Enea Jorgji është bërë sot protagonist i dy episodeve të pazakonta për një gjyqtar që mban stemën e FIFA-s dhe është në kategorinë e dytë për nga rëndësia në UEFA. Kryesori drejtoi ndeshjen Tirana-Kastrioti në “Air Albania” por në dy raste interpretimi i rregullores nuk ishte ashtu siç pritej.

enea jorgji

Në fillimin e pjesës së dytë, Jorgji sinjalizoi për rifillimin e sfidës por më pas u ftua nga lojtarët që të ndalej, pasi në fakt ndeshja në ato çaste nuk duhej të fillonte. Kjo, për shkakun e thjeshtë se Kastrioti më parë duhej të bënte zëvendësimin e lajmëruar duke aktivizuar Çelën në vend të Arapit dhe në ato momente ishte me vetëm 10 lojtarë në fushë. Pak të qeshura në fushë, zëvendësimi u krye dhe gjithçka vazhdoi në normalitet.

Ndërsa në fund të sfidës, ku skuadrat përveç zëvendësimeve në pushim, kishin bërë edhe 4 zëvendësimet e tjera që u lejon rregullorja. për çudi Jorgji vendosi të mos jepte asnjë minutë shtesë. Ndeshja u mbyll sapo mbaruan 90 minutat me gjyqtarin që sinjalizoi kthimin në dhomat e zhveshjeve. Rezultati i pastër 4-0 ndoshta bëri që kryesori të harronte që ishin kryer 8 zëvendësime e vetëm prej tyre, pa llogaritur ndalesat e dëmtimeve të futbollistëve, duhej të ishin shtuar disa minuta në mbyllje të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"