Golashënuesi më i mirë i Tiranës/ Florent Hasani, lideri që u ka dhënë 10 pikë bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 17:01

Golashënuesi më i mirë i Tiranës/ Florent Hasani, lideri që u ka dhënë 10 pikë bardhebluve

Florent Hasani ishte heroi i fitores së Tiranës ndaj Teutës, ku shënoi dy gola, por golat e tij kanë më shumë peshë. Tirana falë Florent Hasanit ka marrë dhjetë pikë.

hasani

Sulmuesi ka shënuar golat e fitores ndaj Dinamos, Vllaznisë dhe Teutës, si dhe pikën me Dinamon në takimin e dytë. Sezonin e shkuar lojtari shënoi 16 gola në Superiore, duke u shpallur golashënuesi i sezonit. Nga ana tjetër, Albi Doka dhe Erald Deliu janë dy mungesat në sfidën e radhës me Skënderbeun në kampionat.

Të dy lojtarët kanë marrë karton të verdhë dhe nuk do të jenë për këtë sfidë. Për sfidën me Skënderbeun, Jonuzi nëse luan dhe merr karton të verdhë humbet takimin me Kukësin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"