Goditje për Bledi Shkëmbin, dëmtohet titullari i Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:39

Goditje për Bledi Shkëmbin, dëmtohet titullari i Dinamos

Dinamo luan të mërkurën ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, ora 16:45. Përgatitjet për këtë sfidë kanë zgjatur prej shtyrjes së ndeshjes, por humori i bluve është prishur nga një dëmtim i Aleksandër Isaevskit.

ISAEVSKI 1

Mbrojtësi i majtë, titullar në formacionin e trajnerit Shkëmbi, ka dëmtuar gjurin dhe duket se e ka humbur ndeshjen me Kukësin.

Sot dhe nesër stafi teknik do të shohë se cila do të jetë alternativa më e mirë, por mundësitë më të mëdha janë që atë ta zëvendësojë Ali Samake.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"