Gledi Mici lë Flamurtarin dhe i bashkohet Kukësit, nga veriorët largohet Igli Allmuça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2015 | 10:56

Gledi Mici lë Flamurtarin dhe i bashkohet Kukësit, nga veriorët largohet Igli Allmuça

Mici ne palester

Skuadra e Kukësit ka filluar menjëherë përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit. Mbyllja e vitit si kampion dimri ka shtyrë kuksianët të mendojnë më tepër për të përforcuar kontigjentin e tyre me futbollistë cilësorë. Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri mbyllur gjithçka me mbrojtësin e Flmurtarit, Gledi Micin dhe nga sot ai mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Kukësit.

Lajmin e konfirmon vetë Mici nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook” ku deklaron se prishi kontratën me Flamurtarin për t’iu bashkuar ekipit të drejtuar nga Artim Shaqiri. Mici pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit të ri dhe të udhëtojë drejt Turqisë për fazën përgatitore.

Largimi Ndërkohë Igli Allmuça nuk është më lojtar i Kukësit. Dje mesfushorit i është kërkuar zgjidhja e kontratës nga klubi verilindor dhe përfundimisht palët kanë rënë dakord që marrëveshja të prishet. Pas dy sezonesh e gjysmë në Kukës, lojtari 34-vjeçar do të kërkoj tashmë një eksperiencë tjetër. I kontaktuar të dielën në mbrëmje nga gazeta, Allmuça ka shprehur keqardhje për mënyrën se si klubi veproi me të. “Ishte diçka krejt e papritur për mua. Më telefonuan dhe më kërkuan prishjen e kontratës, në një kohë që unë e kisha mbledhur mendjen se do të isha deri në fund të sezonit Kukësi. Ky ishte vendimi i klubit dhe unë nuk mund të qëndroja me zor. Bashkëpunimi u ndërpre pa dëshirën time, por gjithsesi unë gjithmonë do të kem respekt për tifozët e Kukësit. I falënderoj për mbështetjen e madhe”, – deklaroi mesfushori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"