Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, vetëm 2 skuadra e kanë të sigurt licencimin për Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 23:23

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, vetëm 2 skuadra e kanë të sigurt licencimin për Kupat e Europës

Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm dy prej tyre e kanë të sigurt licencimin për Kupat e Europës, pikërisht Teuta dhe Laçi. Siç dihet, ende Vllaznia nuk e ka marrë OK-in për të qenë pjesë e Europës në rast se kualifikohet sportivisht, pasi nuk ka plotësuar kriterin financiar të licencimit.

kupa17-1

Klubi kuqeblu duhet të bëjë një marrëveshje me Tatimet për borxhin që ka, në mënyrë që t’i hapë rrugën marrjes së licencës. Nga ana tjetër, Skënderbeu është i dënuar nga UEFA me vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjykimit dhe kësisoj nuk merr dot pjesë në Ligën e Europës. Në rast se korçarët fitojnë Kupën, atëherë do të përfitojë vendi i katërt në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"