Gjyqet, problem më vete për Tiranën/ Si zhbllokohet merkatoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 21:15

Gjyqet, problem më vete për Tiranën/ Si zhbllokohet merkatoja

Problemi më i madh i kësaj Tirane që shkëlqen në fushë janë gjyqet që ka humbur me lojtarë të caktuar. Historia e gjyqeve që kanë bardheblutë është shumë e gjatë. E mbartur që prej kohës së bashkisë. Nga 2021-shi e deri më sot Tirana është përballur me detyrime të shumta, duke filluar me Cisenë, Vairinenin, Sasrrakun e shumë lojtarë të tjerë, të gjithë të huaj.

tirana stoli

Këtu nuk llogariten lojtarët shqiptarë që nuk e kanë hedhur në gjyq apo ende nuk i kanë marrë paratë. Për tri vitet e fundit, Tirana ka humbur 629,300 euro si detyrime ndaj palëve të treta. Presidenti Refik Halili ka paguar pa fund për lojtarë që kanë fituar gjyqe dhe jo vetëm. Kujtojmë që Tirana ka pasur jo vetëm gjyqe sportive, por shumë gjyqe civile të mbartura para privatizimit të klubit bardheblu dhe menaxhmenti i tanishëm është detyruar t’i pastrojë.

Po kështu, Tirana është skuadra më e suksesshme e Superiores për sa u përket arkëtimeve. Në tri sezonet e fundit, Tirana ia ka dalë të shesë gjashtë lojtarë titullarë. Arkëtimi më i madh është nga Ernest Muçi, që u shit për 500 mijë euro dhe më pas Seferi, Totre dhe Çelhaka. Gjithsej, nga lojtarët, sipas të dhënave publike, janë 1,670,000 euro. Një shifër goxha e mirë për Superioren në tri vjet. Zemra e luanit të përfitimeve vjen nga Europa.

Për dy paraqitjet e fundit, Tirana ka grumbulluar më shumë se 2,190,000 euro, ndërsa nga FSHF-ja ka marrë 160 mijë euro. Një shumë goxha e madhe për Tiranën që vetëm nga dy zërat, titull dhe Europë, ka grumbulluar 2,190,000 euro. Në total janë 3,860,000 euro të arkëtuara.

Si zhbllokohet merkatoja – Nuk ka vend për panik. Kandodhur edhe më parë meskuadrat shqiptare, të cilat sizakonisht kanë regjistruarlojtarë pas bllokimit të merkatos. Dy janë rrugët që njëskuadër të shpëtojë nga bllokimi i merkatos.

Rruga e parëështë pagimi i shumës që ekipet kanë detyrim. Pra, likuidimtotal. Ka edhe një mënyrë tëdytë. Skuadra mund të bëjëmarrëveshje me lojtarët dhekëta të fundit mund të zgjidhinçështjen, duke lejuarregjistrimin e lojtarëve.

Juristëte studios që ndjekin çështjenjanë të bindur se Tirana do tëketë një marrëveshje të shpejtë. Nga ana tjetër, Tirana paradisa kohësh ka kërkuar në KASLozanë, pezullimin e dënimit përbllokimin e merkatos për tëgjitha çështjet sportive që kahumbur në “dhomën ezgjidhjes së mosmarrëveshjevetë FIFA-s”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"