“Gjykim skandaloz, ndikoi në rezultat”, trajneri i Flamurtarit shpërthen pas humbjes ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 8:36

“Gjykim skandaloz, ndikoi në rezultat”, trajneri i Flamurtarit shpërthen pas humbjes ndaj Turbinës

Dritan Resuli priste më shumë nga kjo transfertë, ndërsa humbjen e quan të pamerituar. Flamurtari mbetet në vendin e parafundit të renditjes, duke i komplikuar edhe më shumë pozitat. Trajneri e ka me gjykimin, të cilin e quan skandaloz.

resuli flamurtari

“Më vjen keq që humbëm këtë sfidë, pasi nuk e merituam aspak. Jam i pakënaqur me gjykimin, që ka qenë i njëanshëm dhe skandaloz. Mendoj se ka ndikuar shumë edhe te rezultati.

Ne kemi një ekip me djem të rinj, por që luajnë futboll të bukur. Dhamë maksimumin tonë dhe për këtë jam i kënaqur. Tashmë duhet të mendojmë për sfidat e tjera, ku do kërkojmë të rikthehemi te fitoret”, përfundoi numri një i stolit të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"